Angli

“A do e ngacmosh Jorginhon për eliminimin e Italisë nga Botërori?”, ja si përgjigjet Mount

Mason Mount ka thënë se nuk do ngacmojë shokun e skuadrës te Chelsea, Jorginhon për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës Katar2022.

Ndërsa ka folur për “The Telegraph”, mesfushori theksoi se pavarësisht shakave që bëjnë më njëri-tjetrin, nuk mund të bëj shaka me Jorginhon për ndodhinë e fundit.

“Unë gjithmonë e them që Jorgi është jokeri i grupit, por kur bëhet fjalë për ndeshje të mëdha, nuk ka gjë tjetër përveçse respekt mes nesh. Uria për të fituar për vendin tënd nënkupton shumë, kështu që nuk mund të bësh kurrë shaka për diçka të tillë. Ka të bëjë e gjitha me respektin. Nëse sheh se sa shumë punë duhet të bëjnë skuadrat që të kenë mundësinë e pjesëmarrjes në fazën finale, është një punë e madhe pas. Kështu që nuk do e ngacmoj për çfarë ndodhi në Itali. Është e vështirë për mua të shikoj dikë me të cilin kam luajtur tre vitet e fundit që të kalojë në këtë situatë. ”-theksoi Mount.

Më tej ai i ka dërguar edhe një mesazh shokut të skuadrës, duke i kërkuar që të qëndrojë me kokën lart.

“Do i dërgoj një mesazh të vogël duke i thënë, ‘mbaje kokën lart, kë bërë një sezon të shkëlqyer dhe me shpresë në mund të fitojmë të tjera gjëra në këtë sezon bashkë’,”-i tha anglezi Jorginhos.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency