Francë

A do largohet Messi nga PSG-ja këtë verë? Sanksionet që do ketë pas

Ndeshja e së martës në mbrëmje mes PSG-Real Madrid, jo vetëm që ngriti lart Kylian Mbappe, por la edhe ndjenjën e një Leo Messi që nuk shkëlqen siç ka bërë te Barcelona. Shembulli më i mirë është penalltia e humbur, kur ndeshja ishte ende me rezultatin 0-0.

Kjo gjë mund të bëjë që të ngrihet pyetja: a mund të largohet Leo Messi nga PSG-ja verën e ardhshme? Nëse do të merret një vendim i tillë, do të duhet që të dy palët të binin dakord për konceptet e këtij largimi.

Të mos harrojmë se në Francë nuk ka asnjë klauzolë përfundimi si në futbollin spanjoll. Sepse nëse kjo marrëveshje nuk ekziston dhe nëse argjentinasi e ekzekuton atë në mënyrë të njëanshme, mund të ketë pasoja të rënda për lojtarin siç përcaktohet nga rregulloret e FIFA-s.

Me fjalë të tjera, në rast të një largimi të detyruar të Leo Messit nga PSG-ja, ai nuk do të mund të luante deri në mes të nëntorit në ligën ku do vendoste të shkonte. Përfshirë La Liga-n, në rast se do të rikthehej te Barcelona, ​​ai nuk do mund të vishte sërish fanellën e Barçës para datave 12-13-14 nëntor, katër muaj pas fillimit të kampionatit.

Ky sanksion nuk do ta prekte kurrë me skuadrën e kombëtares argjentinase. As në rastin e Kupës së Botës në Katar, sepse afatet do të kishin kaluar, por edhe për faktin që rregulli i FIFA-s e bën të qartë se “sanksionet sportive nuk do të zbatohen nëse lojtari është anëtar i rregullt i ekipit përfaqësues të kombëtares që ai ka të drejtë të përfaqësojë.” Me fjalë të tjera, Leo Messi, edhe i pezulluar, mund të marrë pjesë në grumbullimet e skuadrës argjentinase.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency