Gossip

“A mbërrite në kohë?”/ Martohet lojtari i Barcelonës, shokët të habitur: S’e dinim që ishte fejuar…

Ousmane Dembele ka djegur shaminë e beqarit ditën e djeshme. 24-vjeçari i Barcelonës është martuar me një vajzë nga Maroku dhe gjithë ceremonia është zhvilluar sipas traditave marokene.

Videot në internet tregojnë futbollistët e ekipit katalanas duke kërcyer nën ritmet e muzikës marokene gjatë dasmës. Nusja u vesh me kaftan (kostum tradicional i Marokut), teksa martesa e Dembele ka surprizuar disa nga shokët e skuadrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mundo Deportivo (@mundodeportivo)

Sport.es shkruan se shumë lojtarë të Barcelonës janë befasuar, pasi nuk e dinin që lojtari ofensiv ishte fejuar… Shakatë nuk munguan, me disa prej tyre që e ngacmuan lojtarin francez nëse kishte mbërritur në kohë në ceremoni, duke iu referuar vesit të tij për të shkuar vonë në stërvitjen e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency