A mund të jetë më i pafat se kaq një sulmues?!
E pabesueshme ajo që i ndodhi sulmuesit të Eintracht Braunschweig, Manuel Janzer. Gjatë sfidës së Bundesligës 3, kundër Meppen, u gjend në një pozicion të volitshëm thuajse me portën bosh, por topi, në vend që të tundte rrjetën, u përplas në shtyllë dhe u kthye në lojë.
Shoku i tij i skuadrës goditi saktë brenda zonës, por nuk kishte bërë llogaritë pikërisht me Janzer, që në rolin e portierit nuk lejoi “sferën” të kalonte përtej vijës fatale. Një episod thjesht i pafat për sulmuesin e Branschweig, që gjithsesi nuk duhet të jetë mërzitur shumë, sepse ekipi i tij fitoi thellë 3-0.



