A mund të jetë mik me Wenger? Përgjigjet Mourinho
Historia e Jose Mourinos dhe Arsene Wengerit, në Premier Leaguen angleze është e mbushur me grindje të shumta në distancë, gjatë shumë viteve.
Gjithsesi, në ditën që francezi njoftoi largimin nga Arsenali në fund të sezonit, ndodhi ajo që nuk pritej, pasi vetë tekniku portugez i Manchester Unitedit, iu bashkua mesazheve të mirënjohjes ndaj Wengerit.
Në një intervistë për Sky sport, portugezi u pyet nëse mund të ishte mik me Arsene Wenger, ndërsa përgjigja ishte vërtetë befaesuese.
“Natyrisht që mund të jemi miq, por për këtë mjafton që të më respektojë 50% e atij respekti që i jap unë. Gjithsesi, më vjen keq, që pas Fergusonit, largohet edhe Wenger, që ishte një tjetër ikonë e trajningut në Premier League”, u shpreh Mourinho.



