Kategoria Superiore

A përfunduan makthet e mbijetesës për Tiranën?

Mbijetesa është ky makthi që qëndron mbi kokën e Tiranës. Thjesht fakti që kjo fjalë përmendet është shenjë dështimi dhe objektivi primar është ta zhdukin një herë e përgjithmonë “mbijetesën” nga fjalori i një klubi që ka triumfuar 24 herë në kampionatin shqiptar. Hapin e parë drejt ndryshimit të një kursi zhgënjyes bardheblutë e konkretizuan në sfidën me Kastriotin.

4 gola të realizuar, dominues nga starti e deri në mbylljen e takimit, më në fund një Tiranë që bind në lojë dhe në rezultat. Kësaj skuadre më shumë se gjithçka i ka munguar vetëbesimi dhe këtë e vërteton fakti që pasi ka marrë avantazhin në 5 takime nuk ka arritur të fitojë në asnjë prej tyre madje duke humbur 3 nga ato ndeshje.

Suksesi kundër krutanëve duhet të ndërtojë sistemin e “kristaltë” psikologjik të 24 herë kampionëve të Shqipërisë, shanset janë që ky sezon i cili deri më tani ka qënë një makth të shndërrohet në një edicion pozitiv. Distanca me Laçin e vendit të 5-të është 11 pikë, një diferencë e konsiderueshme, por jo e parekuperueshme, gjithsesi fillimisht duhen forcuar mburoja sepse avantazhi me Kazmën e pozicionit numër 9 është vetëm 2 pikë. “Flakët” ende po djegin në këmbët e Tiranës, megjithatë rruga e vështirë për t’u larguar nga ferri duket se ka nisur për bardheblutë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency