Abonimet në Serie A/ Inter-Milan “top”, Lecce surpriza e madhe
Klubet e Serie A kanë nisur prej kohësh shitjen e abonimeve të tifozëve. Sezoni i ri pritet të ketë një garë të madhe për titullin kampion. Skuadra si Interi dhe Juventusi synojnë rrëzimin e Milanit nga froni, teksa nuk përjashtohen edhe surprizat në lidhje me kreun.
Po kush është klubi me numrin më të madh të abonimeve deri në këtë moment? Në krye qëndrojnë ultrasit zikaltër. 41 mijë tifozë të Interit kanë kryer pagesën sezonale, teksa kuqezinjtë e Milanit renditen të dytët me 40 mijë.

Podi kompletohet nga Roma me 36 mijë tifozë të abonuar. Fitimi i Conference League dhe mbërritja e Paulo Dybala kanë rritur entuziazmin në pjesën verdhekuqe të kryeqytetit italian.
Më pas Juventusi dhe Lazio me nga 20.200. Atmosferë e mirë edhe te Fiorentina me 19 mijë tifozë, ndërsa surpriza momentale quhet Lecce. Ekipi nga Salento u rikthye në Serie A dhe tifozët kanë vendosur rekord historik!

Garimi në elitën e futbollit italian ka ndezur atmosferën te ultrasit e Lecces, të cilët kanë mbërritur në kuotën e 18.400 abonimeve!
Në fund Cremonese, me vetëm 2 mijë tifozë të abonuar, ndërkohë që Napoli, Torino e Sassuolo nuk kanë publikuar shifra.
Numri i abonimeve të shitura
Inter – 41.000
Milan – 40.000
Roma – 36.000
Juventus & Lazio – 20.200
Fiorentina – 19.000
Lecce – 18.400
Atalanta – 12.703
Sampdoria – 12.100
Bologna – 12.000
Udinese – 10.500
Verona – 10.015
Salernitana – 6.161
Empoli – 3.900
Monza – 3.500
Spezia – 2.075
Cremonese – 2.000
Napoli, Sassuolo, Torino – Nuk janë publikuar të dhënat
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



