Kategoria Superiore

Absolut në duelet ajrore, një kampion në fuqi më i miri te Dinamo-Teuta

Teuta fitoi 0-1 ndaj Dinamos në javën e 12-të në Abissnet Superiore, u rikthye të marrë 3 pikë në kampionat pas pesë javësh. Renato Arapi shijoi suksesin e parë në karrierë, si trajner, ndërsa kampionët në fuqi renditen të pestët me 17 pikë, dhjetë më pak se Tirana e vendit të parë.

Emisioni “Analiza Superiore” Supersport, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi, përcaktoi Blerim Kotobellin si lojtarin më të mirë të përballjes që u luajt në “Elbasan Arena”.

29-vjeçari i Teutës u shfaq aktiv në të dy fazat e lojës. Ai ishte i suksesshëm në 72 nga 95 aksionet e ndërmarra, teksa ishte absolut në 5 nga duelet ajrore ndaj lojtarëve dinamovitë, duke i fituar të pesta.

Kotobelli u bë pjesë e 24 dueleve, duke u shfaqur fitues në 17 prej tyre. “Xholi”. Lojtari nga Skrapari rikuperoi një top në gjysmëfushën kundërshtare, ndërsa në total ia doli të rikuperojë 14 topa.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency