Retro

Abuzoi seksualisht me një grua, dënohet me 4 vite burg lojtari Celta Vigos

Sulmues i Celta Vigos, Santi Mina është dënuar me katër vite burg për abuzim seksual, me faktet që datojnë që nga qershori 2017, duke i dhënë kështu fund karrierës si futbollist.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, gjykata e Almerias e dënoi futbollistin pasi ka abuzuar seksualisht një grua në Mojacar.

Mina rrezikonte burgim deri në tetë vite, por vendimi që gjykata dha për të ishte 4 vite burgim dhe pas lirimit autori do duhet të mbajë të paktën një distancë prej 500 metrave nga viktima edhe për 12 vite të tjera si dhe duhet t’i paguajë një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh. Ndërsa miku i tij, David Goldar u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga të gjitha akuzat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency