Ademi: E kisha pritur shumë këtë gol, do japim maksimumin që Egnatia të mbijetojë
Njeriu i ndeshjes në sfidën Egnatia-Vllaznia ishte Ilirid Ademi. Ish-lojtari i Laçit duhej të transferohej te Egnatia për të gjetur golin e parë në Abissnet Superiore. Pas ndeshjes i intervistuar nga Supersport, Ademi theksoi:
“Në ndeshjen e parë me Partizanin, bëmë një ndeshje të mirë në pjesën e parë, në pjesën e dytë ramë. Na ndodhën disa gabime dhe ndeshja shkoi 0-3. Sot u mobilizuam mjaft mirë, e dinim që kishim përballë një Vllazni shumë të fortë. Mund të dilnim me 3 pikë, nëse luftonim më shumë. Por mendoj se edhe me 1 pikë jemi në rregull.
“Më ka munguar ky gol. E kam dëshiruar shumë. E kam pritur shumë. Jam shumë i lumtur që shënova, edhe ndeshjet e tjera, shpresoj të shënoj”.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



