Merkato

Adil Rami programon mbylljen e karrierës në MLS

Olimpique Marseille mund të jetë ekipi i fundit europian për Adil Rami. Mbrojtësi mendon ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të futbollit.

Ideja për t’u transferuar në MLS e tundon jo pak 33-vjeçarin, të cilit ekipi i Los Angeles Galaxy i ka paraqitur një ofertë të rëndësishme. Rami është pjesë e skuadrës së drejtuar nga Rudi Garcia që nga viti 2017, kur u transferua nga Sevilla.

Mbrojtësi mund të vendosë të ndryshojë ambient për të provuar një aventurë të re përtej Oqeanit, pasi kjo është mundësia e tij e fundit për një kontratë të mirë financiare.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency