La Liga

Adnan Januzaj drejt Serie A? Agjenti i “shkel syrin” ekipit që kryeson kampionatin

Adnan Januzaj ka luajtur në Premier League, Bundesligë dhe La Liga. Prej verës së vitit 2017 është pjesë e Real Sociedad, teksa ka kontratë deri në fund të sezonit me klubin bask.

Dirk De Vriese, agjenti i 26-vjeçarit ofensiv (dy gola këtë sezon), në prononcimin e dhënë për CalcioNapoli24 TV, ka folur rreth interesimit të Napolit.

Adnani ka luajtur me Borussia Dortmund, Manchester United dhe Real Sociedad. Ai do ishte gati të luante me Napolin, është mësuar me sfida të mëdha.

Kontrata me Sociedad përfundon në vitin 2022, po bisedojmë me drejtuesit e klubit në lidhje me rinovimin, por presim edhe oferta të tjera në merkaton e janarit.

Napoli? Nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me drejtuesit e klubit italian, thjesht interesim nga ana e tyre”, deklaroi agjenti i lojtarit me origjinë shqiptare.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency