Adrien Rabiot drejt Premier League-s
E ardhmja e Adrien Rabiot mund të jetë në Premier League. Mesfushori i cili do të largohet nga Paris Saint Germain pasi i përfundon kontrata në verë pritet të transferohet në kampionatin anglez.
Vështirësitë e hasura nga Barcelona dhe Bayerni për të plotësuar kërkesat ekonomike 23-vjeçarit e kanë shtyrë këtë të fundit të pranojë një nga ofertet e klubeve angleze.
Manchester City, Tottenhami e Liverpooli janë gati të plotësojnë çdo kërkesë për ta patur Rabiot në kontigjentin e tyre për sezonin e ardhshëm.



