Afrim me parametra zero, Bayerni siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm
Bayern Munchen ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Kampionët e Gjermanisë kanë arritur marrëveshjen me Konrad Laimer, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Leipzigun.
25-vjeçari austriak, i cili numëron 24 ndeshje dhe 2 gola me Kombëtaren, do të transferohet me parametra zero në Bavari në fund të këtij sezoni pas raportimeve të gjermanes Sport Bild.
Laimer është pjesë e Leipzigut prej verës së vitit 2017, ndërkohë që për momentin është i dëmtuar dhe vazhdon të kryejë fazën e rikuperimit për të qenë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së tij.
Austriaku bën mirë të dy fazat e lojës në mesin e fushës, ndërkohë që mund të luajë edhe si mesfushor i djathtë. Një afrim që gëzon edhe trajnerin Nagelsmann, i cili ka punuar me lojtarin gjatë kohës që drejtonte Leipzigun.




