Kategoria Superiore

Afrimi i dytë nga Superiorja, klubi bjellorus prezanton ish-sulmuesin e Kukësit

Shakhtyor Soligorsk ka prezantuar afrimin e dytë nga Abissnet Superiore. Pas firmës me Ardit Krymin, i cili erdhi me parametra zero nga Vllaznia, klubi bjellorus ka zyrtarizuar edhe akordin me Victor Feijaon.

Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Kukësit në sezonin e fundit, të cilin e mbylli me gjashtë gola të shënuar dhe katër asiste të dhuruara për shokët e skuadrës.

Siç lajmëroi Supersport, 25-vjeçari latin ka kaluar te Shakhtyor Soligorsk në huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që në arkat e Kukësit kanë shkuar për momentin 50 mijë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency