Afrimi i radhës te Skënderbeu, vjen ish-lojtari i Olympiacos dhe Shqipërisë U21
Jo vetëm Erlis Frashëri, Skënderbeu ka kryer një tjetër përforcim në merkaton e janarit. Klubi korçar ka gjetur marrëveshjen me Klodian Ginon, duke i dhuruar Migen Memellit një mesfushor shkatërrues.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

27-vjeçari nga Berati, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë, ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Greqi, aty ku ka garuar me skuadra si Olympiacos, Aris i Selanikut apo Apollon Smyrnis.

Gino gjatë miqësores me Dinamon
Gino ka debutuar sot me skuadrën korçare në miqësoren që po zhvillohet në kompleksin “Tropikal” ndaj Dinamos së Bledi Shkëmbit. Afrimi i fundit i Skënderbeut ka veshur edhe fanellat e Shqipërisë U21 (10 ndeshje) dhe U19 (3 ndeshje).
Quiz Cat: No Quiz found



