Kategoria Superiore

Afron sfida me Teutën, Lushnja ende pa trajner

Të dorëzuar në fushë dhe me pak sinjale shprese jashtë saj. Lushnja vazhdon të mbetet pa trajner, edhe pse e shtuna po afron dhe në Roza Haxhiu do të luhet sfida e javës së 8-të të kampionatit ndaj Teutës.

Pas dorëheqjes së Artan Banos, menjëherë pas humbjes me Laçin, drejtuesit e Bashkisë së Lushnjes, që është edhe pronare e klubit, njoftuan se do të nisnin punën për të gjetur pasardhësin.

Deri më tani disa alternativa në tryezë, por asnjë vendim konkret, edhe pse diçka e tillë pritej prej mesjavës që kaloi. Në Lushnje janë optimistë se kjo situatë do të zgjidhet, por me kohën që nuk premton, edhe në rast të akordit me trajnerin e ti, në fundjavë në stol pritet të ulet zv.trajneri i ekipit, Dritan Çuko.

Pikërisht ish-krahu i djathtë i Banos që ka vazhduar punën me lojtarët gjatë këtyre ditëve, ndërsa tifozët presin sinjale jete nga skuadra: Të mos dorëzohen ende pa përfunduar faza e parë e kampionatit dhe për të luftuar deri në fund për mbijetesën.

Lushnja është ekipi i vetëm që ende nuk e ka gjetur fitoren në 7 javët e para të këtij edicioni në Kategorinë Superiore, ku pozicionohet në fundin e klasifikimit, me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency