Serie A

Agjenti i Giaccherinit: Nuk e di pse është i pashitshëm te Napoli

Emanuele Giaccherini po luan sezonin e tij të dytë te Napoli, por hapësira në dispozicion të tij thuajse nuk ekziston. Sulmuesi anësor nuk preferohet nga Sarri, ndërsa ka luajtur vetëm 16 takime gjithsej me napolitanët, shumicën e të cilëve si zëvendësues. Mjaft i shqetësuar për këtë situatë, është edhe menaxheri I italianit, Fulvio Valcareggi, që ka vërejtje për mënyrën se si po trajtohet Giaccherini.

“Ai stërvitet gjithë kohës me titullarët, por në asnjëherë nuk i është dhënë mundësia të luajë. Edhe kur u dëmtua Insigne, u aktivizua një tjetër, ndonëse ishte pozicioni i preferuar i Giaccherinit. Gjatë merkatos së verës kishim disa mundësi të mira për t’u larguar nga Napoli, por drejtuesit e klubit më theksuan se është i pashitshëm. Nuk e di pse është i pashitshëm, kur ai nuk bën pjesë në plane e trajnerit dhe nuk luan thuajse fare”, u shpreh menaxheri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency