Bundesliga

Agjenti i sulmuesit i bindur: Interi klub i madh, Kramaric do bënte diferencën në Itali

Marcelo Brozovic, Ivan Perisic dhe… Andrej Kramaric. Sulmuesi I nënkampionëve të botës ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Hoffenheim, dhe në verë mund të zbarkojë tek Interi si lojtar i lirë.

Agjenti i Kramaric, (4 gola këtë sezon me ekipin gjerman), Vincenzo Kavaliere, i ka “shkelur syrin” kampionëve të Italisë.

Për momentin, Kramaric është i fokusuar të përsërisë sezonin e jashtëzakonshëm që kreu vjet, me 25 gola dhe 6 asiste në 34 ndeshje.

Andrej është i lumtur te Hoffenheim, por të jemi të qartë: ofertat nga klube të ndryshme gjithmonë vlerësohen me kujdes.

Interi është një nga klubet më të mira në botë, e shoh shumë mirë Andrej në Itali, e sigurt që do të bënte diferencën në çdo ekip”, theksoi menaxheri i 30-vjeçarit kroat (65 ndeshje dhe 16 gola me kombëtaren).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency