Futboll

Agnelli: Falënderoj Ronaldon, por askush nuk është më i madh se Juve

Nga mbledhja e Këshillit të Administrimit, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e ka ‘thumbuar” në distancë, duke thënë se askush nuk është mbi klubin bardhezi.

“Kemi pasur fatin dhe kënaqësinë të kemi në skuadrën tonë për tre sezone një si Cristiano Ronaldo, që është futbollisti më i mirë në botë. E falënderoj për kënaqësinë që na ka dhënë, por më vjen keq që në një vit e gjysmë nuk patëm publikun në shkallët e stadiumit. Megjithatë është fanella e Juventusit që kërkon përgjegjësi, jo shokët e skuadrës apo puna. Ky klub është më i madh se të gjithë futbollistët që kanë pasur fatin të luajnë për të që nga 1987-a”, deklaroi Agnelli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency