Futboll

Agnelli këmbëngul për ndryshime në Champions dhe “thumbon” Atalantën

Andrea Agnelli ishte pjesëmarrës në Financiat Times Bussines of Football Summit, në Londër, ku përveç rrezikut që paraqet Koronavirusi dhe masave që duhen marrë për të shpëtuar ecurinë e kampionatit, në fjalën e tij i mëshoi sërish idesë së krijimit të një lige europiane.

Numri një i klubit të Juventusit ka kohë që promovon ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve, duke hedhur idenë e organizimit në formë kampionati me ndeshje vajtje-ardhje, si dhe përcaktimit të disa skuadrave pjesëmarrëse fikse, pavarësisht renditjes.

Agnelli ka hasur kundërshtarë të shumtë në idenë e tij, ndër më kryesorët presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, por në fjalën e mbajtur në Londër ilustroi me shembuj shkaqet pse mendon se duhet ndryshuar formati i Championsit.

“Në Champions sot ka skuadra që hyjnë automatikisht, vetëm se janë pjesë e njërës prej 6 ligave kryesore europiane dhe ne duhet të mos i lejojmë këto pozicione dominante. Kam shumë respekt për Atalantën, por pas vetëm një sezoni të mirë, e sheh veten të garojë në ligën më të rëndësishme europiane. A është kjo e drejtë? Dhe të mendosh pastaj për Romën, që ka kontribuar në përmirësimin e renditjes së Italisë gjatë viteve të fundit dhe pas një sezoni të dobët, e sheh veten jashtë Championsit. Unë nuk kam një përgjigje konkrete se si duhet zgjidhur kjo, por mendoj se ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhe, që t’u japim mundësi më shumë klubeve të rriten e të zhvillohen”, deklaroi Angelli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency