Kategoria Superiore

Ahmataj: Nuk kemi kohë për të luajtur bukur, na duhen pikët

Intervista e trajnerit të Luftëtarit, Julian Ahmataj, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që gjirokastritët fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Skënderbeut.

Një fitore e vuajtur, por në fund rëndësi kanë 3 pikët…
Po patjetër. Rëndësi kishin pikët dhe i morëm përballë Skënderbeut, kampionit që ishte në një formë të mirë. Më duhet të kënaqem me rezultatin, pasi nuk kemi kohë të luajmë bukur. Duhet të shpëtojmë ekipin nga rënia.

Sa i rëndësishëm ishte rikthimi i Aleksit?
E kam thënë edhe më herët, që lojtarët e vjetër kanë një peshë të madhe. Po ta shikosh, Aleksi kishte një peshë të madhe në fushën e lojës.

Ishte ky një trepikësh mbijetese?
Duhet të marrësh maksimumin në çdo ndeshje. Çdo pikë është e artë, ndaj sot më ngrohu fakti që arritëm të bënim detyrën.

Ju ndihmoi pauza tre javore për të përgatitur këtë takim?
Kjo vlejti shumë sepse ne patëm një skuadër pa një fazë përgatitore. Na shërbeu shumë pauza, për të marrë këtë fitore.

A ju jep qetësi diferenca prej 7 pikësh nga Kastrioti?
Ne kemi kundërshtar veten tonë dhe jo Kastriotin apo Tiranën. Ne duhet të merremi vetëm me skuadrën tonë. Duhet ta sigurojmë matematikisht mbijetesën. Çdo skuadre fitoret i bëjnë mirë.

Mendoni se Luftëtari është i denjë për në Superiore?
Është një skuadër që ka investuar në çdo drejtim, ndaj unë mendoj që kjo skuadër meriton të qëndroj në Superiore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency