Kupa e Shqipërisë

Ahmataj: Nuk kemi siguruar asgjë, kualifikimi ndaj Partizanit ende i hapur!

Në një intervistë për mediat para ndeshjes së kthimit ndaj Partizanit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, trajneri i bluzinjëve Julian Ahmataj theksoi se pavarsisht fitores 1-2 në ndeshjen e parë që e luajti në transfertë, Luftëtari ende nuk ka arritur asgjë dhe për të prekur gjysmëfinalet duhet të derdhë djersë edhe në takimin e të mërkurës që do të zhvillohet në Gjirokastër.

“Nesër presim një Partizan të vështirë, edhe pse e kemi fituar takimin e parë. Kjo nuk do të thotë se jemi dorëzuar në Kupë, sepse jemi të vetëdijshëm që na duhet sakrificë për ta kaluar këtë tur. Nuk është mbyllur asgjë për kualifikimin”, u shpreh Ahmataj për sfidën me të kuqtë dhe më pas kalon te kampionatit.

“E kemi bërë një shkëputje të vogël, por ende nuk jemi të qetë. Për ne janë edhe 11 beteja të mbetura dhe këtu janë përqendruar të gjitha bateritë tona, në mënyrë  që Luftëtari ta kalojë situatën për mbijetesë. Jemi të bindur se do ta arrijmë, sepse kemi një skuadër që meriton më shumë në renditjen e këtij sezoni”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency