Featured

Air Albania mbyll dyert, Tirana zgjedh stadiumin për derbin ndaj Dinamos

Java e 26-të e Abissnet Superiore rezervon derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, teksa bardheblutë kërkojnë vazhdimësinë për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion ndërsa nga ana tjetër, blutë me trajnerin e ri Vanoli, iu duhen pikët pasi janë të përfshirë në garën e mbijetesës.

Mirëpo, derbi edhe pse i kryeqytetit, do të luhet jashtë tij pasi Tirana ka zyrtarizuar së fundmi axhendën për këtë sfidë.

Me Air Albanian që ka mbyllur dyert pasi do të përgatitet për finalen e Conference League në muajin maj dhe me Selman Stermasin që nuk është në kushtet e përshtatshme, bardheblutë kanë zgjedhur të jenë pritës në stadiumin Elbasan Arena. Në njoftimin e klubit bardheblu theksohet se takimi do të luhet të shtunën duke nisur nga ora 16:45.

Njoftimi i Tiranës:

🗓Ndeshja e radhës | Kategoria “Abissnet Superiore” 🏆
Luhet të Shtunën, 19/03/2022, ora 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan, ndeshja KF Tirana-KF Dinamo e vlefshme për javën e 26 (njëzetë e gjashtë) të kampionatit të kategorisë “Abissnet Superiore”.
Ndeshja do të transmetohet live në Supersport HD.
#bashkëpërtë26 #përtironënemadhe

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency