Featured

Air Albania pret një duel titulli, Tirana ka kundër historinë ndaj Kukësit

Në stadiumin e kryeqytetit, mbrëmjen e sotme në orën 16:45 luhet një sfidë mes dy pretendenteve më të mëdha për titullin kampion. Fjala është për duelin mes Tiranës dhe Kukësit, teksa bardheblutë e trajnerit Orges Shehi vijnë si kryesuesit e kampionatit madje me një diferencë prej gjashtë pikësh nga verilindorët ndjekës.

Tirana në këtë sfidë vjen pas suksesit me Dinamon, ndërsa organika e ekipit është e plotë, por pa llogaritur Michael Ngoo, i cili siç dihet do të mungojë të paktën deri në muajin mars.

Ndërkaq, kryeqytetasit vuajnë historinë ndaj Kukësit duke qenë se nuk njohin fitore ndaj verilindorëve në katër takimet e fundit duke regjistruar dy humbje dhe dy barazime, (fitorja e fundit e Tiranës daton më datë 4 nëntor të vitit 2020), ndërsa edhe takimi i fazës së parë u mbyll me suksesin e skuadrës së drejtuar nga italiani Diego Longo me rezultatin 2-1.

Ky i fundit për sfidën e sotme do të ketë mungesa të rëndësishme duke nisur nga porta. Tafas e ka të pamundur të aktivizohet pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, ndërsa problem me dëmtimet kanë shfaqur Milunovic, Feijao, Puntus dhe Hila ndërsa Vasil Shkurtaj nuk është ende në formën e tij më të mirë.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency