Ajax fiton minimalisht në transfertën ndaj Spartas dhe ruan kreun
Ajax ka arritur që të marrë fitoren e 10-të sezonale, duke mundur me vështirësi minimalisht Sparta Roterdam. Në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Ten Hag, goli i Dusan Tadic i mjaftoi kampionëve në fuqi që të marrin maksiumin e pikëve, duke shkuar në kuotën e 33-pikëve.
Ajax ishte dominues në zotërimin e topit, por mundësia më e mirë për shënim i takoi vendasve me Van Kruj , i cili në minutën e 19-të nuk e shfrytëzoi përgjumjen e mbrojtes së miqve, duke mos gjetur kuadratin e portës edhe pse i vetëm me portierin.
Pas atij momenti Ajax ishte superior duke u shpërblyer në të 36-ën me kapitenin Tadic, i cili shënoi me portën e boshatisur pas pasimit të Danilos.
Pjesa e dytë kishte të njëjtën fytyrë me fraksionin e parë, por rastet e rrezikshme munguan. Goditjet e Berghuis dhe Tagliafico në minutat e fundit të ndeshjes gjetën të pozicionuar mirë Van Leer, i cili shpëtoi portën e tij nga goli i dytë.
Pas këtij suksesi Ajax shkon në kuotën e 33 pikëve pas 14 ndeshjeve, duke mbajtur vendin e parë, ndërsa Sparta Rotterdam ndodhet në vendin e 17-të me 10 pikë.



