Ajax “kujtohet” për afrime, piketon mesfushorin e Chelsea-t
Ajax është një “supermarket” për skuadrat europiane, por këtë herë, holandezët janë vendosur në lëvizje për të përforcuar skuadrën.
“Harkëtarët” po studiojnë tregun, pasi zërat e një largimi të brazilianit Antony drejt Manchester United po përforcohen akoma edhe më shumë, sidomos pas këmbënguljes së anglezëve të cilët po përgatisin edhe ofertën finale, 100 milionë euro.
Ajax po mendon për zëvendësuesin e brazilianit dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër, Hakim Ziyech. Marokeni është planeve të Tomas Tuchel dhe në këtë merkato ka pasur disa oferta, ndërsa skuadra që e ka vëzhguar dhe ka provuar të nënshkruaj me të kanë qenë kampionët e Italisë, Milan.
Negociatat midis palëve kanë ngecur pasi, lojtari i cili është në pronësi të Chelsea kërkon kushte shumë të larta financiare. Te Ajax, paratë nuk janë problem, por edhe kampionët e Holandës po mendojnë idenë e rikthimit të Ziyech, fillimisht në formë huazimi me opsion blerjeje në fund të sezonit.
Gjithsesi, kjo lëvizje varet nga Antony, pasi në rast qëndrimi të brazilianit, Ajax nuk do të ketë nevojë të futet në merkato.
Ziyech u largua dy vite më parë nga Amsterdami, për aventurën e tij të re me Chelsea-n, por gjërat nuk shkuan aq mirë sa pritej në fillim dhe tani e ardhmja e 29-vjeçari është deri diku në pikëpyetje pasi edh enë dy ndeshjet e para sezonale në Premier League nuk ka luajtur asnjë sekond.




