Ajaxi dominon Feyenoord dhe kandidohet si skuadra anti PSV
Klasikja u futbollit holandez u dominua nga Ajaxi i Amsterdamit. “Harkëtarët” treguan dhëmbët ndaj kampionëve në fuqi të Eredivisie, Feyenoord, teksa triumfuan me shifrat e thella 1-4 brenda në “De Kuip”.Huntelaar, Dolberg me një dygolësh dhe de Jong ishin heronjtë e Ajaxit në këtë sfidë me skuadrën kryeqytetaser që falë këtij suksesi tashmë numëron 19 pikë në renditje, 6 më pikë se PSV-ja që kryeson bindshëm. Për vendasit golin e barazimit provizor e shënoi Toonstra ndërsa danezi Nicolai Jorgensen më herët kishte humbur një 11-metërsh.



