Eredivisie

Ajaxi “harron” barazimin me Vitessen, “shuplakë”, Emmenit

Barazimi 2-2 me Vitessen me sa duket ishte thjesht një ngërç rastësor për Ajaxin e Amsterdamit. “Harkëtarët” u shfaqën të pamëshirshëm në javën e dytë të Eredivisie përballë Emmenit, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Miqtë mundën të rezistonin disi në pjesën e parë, fraksion gjatë të cilit pësuan vetëm një gol, me autor van de Beek.

Gjatë 45-minutave të dytë sfida i ngjante më shumë një miqësoreje, pasi vendasit shënuan 4 gola të tjerë me autorë Ziyech, Tadic dhe Huntelaar, që sigloi dygolësh.

Në dy takimet e tjera Groningen u mposht 1-3 në shtëpi nga Twente, ndërsa Vitesse fitoi 0-2 në fushën e Willem II.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency