Ajaxi kthen në shtëpi sulmuesin 27-vjeçar të Sevillas
Ndërkohë që shumë klube po mundohen t’i rrëmbejnë yjet e skuadrës, Ajaxi vijon edhe fushatën e përforcimeve, duke zyrtarizuar sulmuesin anësor 27-vjeçar, Quincy Promes.
Ky i fundit ka lindur në Amsterdam dhe është rritur në ekipet e moshave të Ajaxit, por nuk ka luajtur asnjëherë në skuadrën e parë, gjë që do ta bëjë tashmë që prej sezonit të ardhshëm.
Promes ka qenë pjesë e Sevillas në sezonin që sapo u mbyll, ku u aktivizua për 33 ndeshje, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Twenten dhe Spartakun e Moskës. Që prej vitit 2014, Promes luan edhe në përfaqësuesen e Holandës, ku numëron 37 aktivizime.



