Eredivisie

Ajaxi mposht Spartën e shkëputet në krye, zhgënjen PSV

Ajaxi i Amsterdamit sikurse pritej mori fitoren e parë për vitin 202o në takimin shtëpiak kundër Spartës së Roterdamit. “Harkëtarët” triumfuan me një rezultat jo fort bindës, 2-1, por që mjaftoi për t’u shkëputur edhe tri pikë më shumë në renditje nga Alkmari, që një ditë më parë u mposht krejt papritur 1-3 nga Willem II.

Në “Johan Cruiff Arena” takimi u zhbllokua që në minutën e 15 nga van de Beeek, lojtari aq shumë I kërkuar në merkato, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 60-të Gravenberch i çoi shifrat në 2-0.

Sparta e Roterdamit e ngushtoi në 2-1 diferencën me Piroe, por nuk gjeti më forca për të realizuar një tjetër gol, që do të shmangte humbjen.

E nis me zhgënjim këtë vit PSV Eindhoven, që barazoi “in extremis” 1-1 në fushën e Venlo. Vendasit kaluan në epërsi në me Opoku me 11-metërsh në minutën e 68-të, ndërsa Dumfries shmangu humbjen për skuadrën e drejtuar nga Faber në minutën e dytë shtesë. Takimi tjetër i kësaj të diele mes FC Emmen dhe Heracles u mbyll me rezultatin 1-0.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency