Ajaxi nuk humb kohë, zyrtarizon zëvendësuesin e De Ligt
Ajaxi i Amsterdamit ka zyrtarizuar blerjen e Kik Pierie nga Heerenveeni, me mbrojtësin që nis eksperiencën me “harkëtarët” më 1 korrik. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 5-vjeçare, pra deri në 30 qershor 2024. Kik Pierie luan qendërmbrojtës dhe konsiderohet pasuesi i De Ligt, i cili pritet të transferohet në verë te një klub i madh (Barcelona mbetet në “pole”) për një shifër marramendëse për një 19-vjeçar.
Mbrojtësi i U-19 të Holandës u lind më 20 korrik 2000 në Boston, Shtetet e Bashkuara. Pierie është formuar në akademinë e Heerenveenit, ndërsa skuadrës së parë iu bashkua në vitin vitin 2018.
Në Eredivisie 18-vjeçari ka shënuar gola, duke përfshirë edhe finalizimin ndaj Ajaxit në “Johan Cruijff Arena”, janarin e kaluar (Ajax-Heerenveen 4-4).
Rreth 2 javë më pare, Ajax gjithashtu siguroi për 5 vitet e ardhshme shërbimet e rumunit Razvan Marin, që vjen nga Standard Liège.



