Ajaxi parakalon PSV-në, ndaj Juves shkon me moralin në “qiell”!
Juventusi duhet të ketë kujdes nga Ajaxi i Amsterdamit pasi harkëtarët vinë me besim të madh në sfidën e parë ndaj bardhezinjëve për çerekfinalet e Champions League. E gjitha kjo vjen si rrjedhojë e barazimit të PSV Eindhoven në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Vitesses me shifrat 3-3. Në vetëm 2 javë kryeqytetasit arritën të rikuperonin 5 pikë ndaj skuadrës nga Eindhoven dhe tashmë harkëtarët shohin veten në krye të Eredivisies falë goleavarazhit më të mirë pasi kanë të njëjtën koutë pikësh me PSV-në. Atëherë kur dukej pothujase i dorëzuar në garën për titull sidomos pas humbjes ndaj AZ Alkmaar, Ajaxi në vetëm 2 javë kapi kreun e renditjes dhe ky mund të konsiderohet një sezon i jashtëzakonshëm për skuadrën e trajnerit Ten Haag që lufton në tre fronte. Vetëm penalltia e realizuar nga meksikani Hirving Lozano në shtesë shpëtoi PSV-në nga humbja në Arnhem me kampionët në fuqi të Holandës që tashmë duhet të shpresojnë të ndonjë hap fals i Ajaxit në 5 javët e fundit.



