Ajaxi realizon “mrekullinë” e 9-të, çfarë përmbysjeje ndaj Twentes, asist i Selahit
Në Eredivisie Ajaxi i Amsterdamit nuk ka rivalë. Harkëtarët regjistruan fitoren 9-të radhazi dhe vazhdojnë të jenë të shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes. Në transfertën ndaj Twentes kampionët në fuqi të Holandës përmbysën dy gola disavantazh për të marrë një fitore me shifrat 2-5. Shifrat u zhbllokuan nga një gol i bukur i talentit 19-vjeçar japonez Keito Nakamura në minutën e 13-të ndërkohë që në golin e dytë të Twentes realizuar nga spanjolli Cantalpiedra, asisti ishte i mesfushorit shqiptar Lindon Selahi. Gjithsesi Ajaxi nuk mund të dorëzohej kurrësesi dhe në minutën e 32-të Lang rihapi sfidën me 20-vjeçarin që realizoi golin e tij të parë në karrierë në Eredivisie. Ishte i njëjti autor në fillimin e pjesës së dytë që realizoi edhe golin e dytë për skuadrën e Ten Hag. Më pas Huntelaar sërish Lang që realizoi tripletën e tij të parë me harkëtarët dhe përsëri në fund veterani Huntelaar sigluan shifrat përfundimtare të këtij takimi në 2-5 për Ajaxin që u ngjit në kuotën 41 pikëve pas 15 javësh kampionat.



