Ajaxi refuzon dy oferta të Dortmundit për Neres, kërkon…
David Neres është një zbulimet më të bukura të Ajaxit në këtë sezon. 22-vjeçari brazilian i blerë nga Sao Paolo dy vite e gjysmë më parë për 12 milionë euro, ka shpërthyer me paraqitjet e tij gjatë këtij edicioni. Forma që tregoi në sfidën e Championsit ndaj Juves por edhe goli i realizuar kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në merkato. Për Neres interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Europës ndërkohë që lëvizje konkrete në këto momente ka bërë Borussia e Dortmundit e cila i ka bërë dy oferta zyrtare Ajaxit prej rreth 33 milionë eurosh, të dyja të refuzuara nga drejtuesit e “harkëtarëve”, të cilët synojnë të arkëtojnë rreth 60 milionë euro nga shitja e talentit brazilian. Tashmë pritet lëvizja e rradhës nga ana e Borussias së Dortmundit që pritet të rrisë vlerën e ofertës së saj për të marrë shërbimet e sulmuesit anësor.



