Ajaxi shkëlqen ndaj Zwolles me “poker” golash!
Ajaxi i Amsterdamit u rikthye menjëherë te fitorja në Eredivisie pasi kaloi lehtësisht në Johan Cruijff Arena me rezultatin e thellë 4-0 Zëollen në javën e 12-të të Eredivisies. Për të marrë fitoren e 10-të në këtë kampionat Ajaxit ju nevojit shumë pak kohë pasi në harkun e 35 minutave të para shënoi tre herë me veteranin holandez Huntelaar, Promes dhe talentin brazilian Antony. Në fundin e sfidës, Ajaxi shënoi edhe golin e 4-t me mesfushorin e shumëkërkuar në merkato Gravenberch. Aktualisht Ajaxi kryeson Eredivisien me 30 pikë, 5 më shumë se Vitesse që do të zbresë në fushë të dielën për sfidën e saj të javës së 12-të.



