Kombëtare

Ajdareviç: I kënaqur që jam pjesë e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes miqësore me Turqinë, ndërsa sot ka folur për mediat, mesfushori i thirrur për herë të parë nga Panucci, Astrit Ajdareviç. Ai është shprehur i kënaqur dhe krenar për zgjedhjen e bërë, teksa ka theksuar se ndihet tërësisht shqiptar.

“Krenar për zgjedhjen kuqezi dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka për kombëtaren shqiptare. Jam i kënaqur, kam pritur disa vite. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen. Do të jap gjithçka. Kam luajtur me Suedinë dhe kam qenë edhe kapiten. E kam pasur pak të vështirë sepse jam rritur në Suedi, por ndjehem shqiptar, e dinë të gjithë”, tha mesfushori që luan me AEK-un e Athinës.

Mesfushori Ajdareviç tregoi se është pritur mjaft mirë nga shokët e skuadrës, ndërsa theksoi se nuk i trembet konkurrencës dhe është në dispozicion të trajnerit.

“Djemtë e ekipit më pritën shumë mirë. Janë të gjithë djem dhe futbollistë të mirë. Ka konkurrencë në çdo repart, por kjo nuk është diçka e re për mua, sepse jam profesionist. Unë jam në dispozicion të trajnerit dhe shpresoj që të ketë disa minuta për mua, në sfidën ndaj Turqisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency