Ajeti gol në miqësore për të bindur drejtuesit e Velje!
Arlind Ajeti kërkon konfirmimin te Velje pas një sezoni me ulje-ngritje. Për t’ia arritur qëllimit mbrojtësi shqiptar ka dhënë sinjale inkurajuese sëfundmi.
Ajeti ka qenë një nga autorët e golave për ekipin danez në miqësoren që këta të fundit morën në testin miqësor ndaj Sydvest me rezultatin 4-0. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo ndeshje bind drejtuesit e Vejle për t’i besuar 26-vjeçarit, teksa Ajeti ka kërkesa në merkato nga një klub i Ligës së Parë turke, ndërsa më parë është përmendur edhe për një transferim në Superiore te Tirana apo Partizani.
Megjithatë nëse Velje do t’i premtojë një fanellë titullari në sezonin e ri, Ajeti me shumë gjasa do të qëndrojë, pasi skuadra ku luajnë edhe dy shqiptarët e tjerë Ylber Ramadani e Arbnor Muçolli në edicionin 2020-2021 do të bëjë pjesë në elitën e futbollit danez.



