Lajme

Akuzohet për dhunë, gjyqi zbulon shpirtin poetik te Giggs: Dashuria jonë ishte fat!

Një poezi plot ndjenjë e shkruar nga Ryan Giggs për ish-të dashurën e tij, Kate Greville, u lexua në Gjykatën e Mançesterit, të enjten, në seancën e radhës gjyqësore ndaj ish-futbollistit të Manchester United, që akuzohet për dhunë ndaj ish-partneres dhe motrën së saj, Emma.

Giggs ka mohuar të gjitha akuzat, madje nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet kur u pyet për natën që kaloi pas hekurave në nëntor 2022 pas denoncimit që bërë nga Kate Greville se ishte goditur në kokë.

“Ishte përvoja më e keqe e jetës sime”, citohet të ketë thënë Giggs. Të enjten, avokatët lexuan mesazhet e dërguara mes çiftit kur ata ishin ende bashkë.

Të dy shkëmbyen poezi, teksa Giggs shkruante se e donte ish-partneren e tij “më shumë se të gjitha paraqitjet e mia në Premier League, çka është shumë”.

48-vjeçari, i cili drejtoi Uellsin mes viteve 2018-2022, pretendon se gjatë natës së goditjes së supozuar me kokë ai u provokua dhe u sulmua nga ish-partnerja.

“Kate më godiste në kokë. Ishim në dysheme, po më godiste, unë thjesht po mbroja kokën time,” – tha Giggs.  – “Kate më kapi kyçin e dorës dhe donte të më nxirrte dorën nga xhepi. U bë gjithnjë e më agresive, më tërhoqi dhe ne u përplasëm kokë më kokë”.

Këtë të premte gjyqi i Giggs ka hyrë në ditën e 10-të.

 

 

Poezia e plotë e Ryan Giggs për Kate Graville (anglisht)

My darling Kate

Unequivocally our love was fate

I fell in love with you at first sight

I remember coz I was as high as a kite

Those beautiful eyes made me shiver

I’m not gonna lie I think of you I dream of you

Can’t help thinking pulling you was my greatest ever coo

You make me feel funny down there

Especially when you’re there and you look up and stare

I’m beginning to think you are always right

That’s okay it will keep us tight

I’m gonna end by saying you are my love my friend my soul

And most of all you believe in me, which makes me hard as a totem pole

 

 

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency