Akuzohet për dhunë ndaj ish-it dhe hoqi dorë përfundimisht nga drejtimi i Uellsit, Gigs tani shëtit qenin
Ryan Giggs është parë në publik për herë të parë që nga koha e largimit nga posti i trajnerit të Uellsit. Legjenda e Manchester United u largua përkohësisht nga drejtimi i përfaqësueses pasi u akuzua për sulm ndaj ish-së dashurës së tij. Në fillim të javës, “Sportsmail” zbuloi vendimin e tij për të hequr dorë përfundimisht nga ky rol për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor.
Giggs është fotografuar duke luajtur me qenin e tij dhe me telefon në vesh.
48-vjeçari, i cili i mohon me forcë akuzat dhe që fillimisht dha dorëheqjen pas akuzave në nëntor 2020, nuk dëshiron që situata e tij të ndikojë negativisht te Uellsi, që arriti të kualifikohej në finalet e “Katar 2022”, kompeticion në të cilin kjo skuadër kishte marrë pjesë për herë të fundit në vitin 1958.
Rob Page, i cili udhëhoqi Uellsin drejt një vendi në Kupën e Botës në Katar, ka qenë trajner i përkohshëm që kur Giggs u tërhoq përkohësisht dhe është në bisedime për të marrë detyrën jo më përkohësisht.




