Ligue 1

Akuzoi gjyqtarët në zonën miks, ndëshkimi që e pret Verratin

Më 19 shkurt, PSG humbi 3-1 në Nantes vetëm katër ditë pasi mposhti Real Madridin në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve. Në zonën miks, Marco Verratti kritikoi ashpër gjyqtarët, veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga Këshilli Kombëtar i Etikës së Ligës së Futbollit Profesionist në Francë (LFP), i cili do ta marrë në shqyrtim rastin këtë të mërkurë dhe do të japë verdikt për insinuatat e përmendura. Mesfushori përballet me një sanksion që varion nga 3 deri në 4 ndeshje për “fjalë të tepruara dhe të vrazhda”, siç përcaktohet nga rregulloret.

Mesfushori mund të humbasë tri ndeshje, të cilat do të ishin katër nëse kemi parasysh që mungoi të shtunën e kaluar kundër Saint-Étienne pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency