Futboll

Al Khelaifi heq dorë nga Roma, tani shumë pranë klubit anglez

Katari nuk ka ndërmend të heqë dorë nga investimet në futboll dhe pas Paris Saint Germain, po kërkon një tjetër klub, për ta ngritur në nivele të larta.

Kështu pas disa negociatave të komplikuara në Itali, me Romën, Al Khelaifi duket se ka hedhur sytë nga Anglia dhe është shumë pranë blerjes së Leeds United.

Këta të fundit ishin shumë pranë rikthimit në Premier League këtë sezon, por dështuan në fund, ndërsa në stol kanë një emër si argjentinasi Marselo Bielsa.

Megjithatë nëse klubi kalon në duart e Al Khelaifit, atëherë tifozët mund të ëndërrojnë, pasi rikthimi në Premier League pritet të jetë i menjëhershëm dhe në klub priten investime të mëdha.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency