Al Khelaifi, orë Cartier dhe një vilë me vlerë 7 milionë euro “dhuratë” Vackle-s
Një orë Cartier, që kushton nga 10 deri 20 mijë euro, e dhuruar në Doha në vititn 2015, dhe një vilë në Porto Cervo në Sardenjë. Këto janë “dhuratat” e presidentit aktual të PSG, Nasser Al Khelaifi, për të korruptuar ish-sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jeromme Vackle, të cituara, sipas “Le Parisien”, nga burime pranë Prokurorisë së Zvicrës. Të dy janë nën hetim në kuadër të blerjes së të drejtave televizive të Botërorit nga “beIN Sports”, që drejtohet pikërisht nga sheiku nga Katari.
Vaclke akuzohet që ka përfituar padrejtësisht nga shitja e të drejtave televizive për Kupën e Botës që do të organizohet në vitet 2018, 2022, 2026 dhe 2030, ndërsa Al Khelaifit për ndikim të paligjshëm për të drejtat televizive të botërorëve të viteve 2026 dhe 2030.
Vila Bianca në Porto Cervo, që ka një vlerë 7 milionë euro, tashmë është sekuestruar nga autoritet.



