La Liga

Alaba: Hoqa dorë nga rehatia ime për Realin, Bayern ishte shtëpia e dytë

David Alaba ishte një nga lëvizjet më të bujshme në merkaton e verës edhe pse bëhej fjalë për një transferim me kosto zero. Mbrojtësi vendosi të largohej nga Bayer Munich pas 11-viteve për të provuar një eksperiencë të re në Spanjë me Real Madrid.

Dëshira për t’u bërë pjesë e madrilenëve ishte e madhe për austriakun, aq sa në një intervistë të fundit, Alaba theksoi se hoqi dorë nga rehatia e tij për të veshur fanellën e Los Blancos.

“Bayern ka qenë shtëpia ime e dytë pas shumë viteve të kaluara atje. Kisha një rol të rëndësishëm te bavarezët si në fushë, por edhe në klub.

E njihja të gjithë qytetin dhe në Munich kisha shumë miq. Më duhej të hiqja dorë nga rehatia ime për t’u transferuar te Reali”, u shpreh 29-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency