Alarm dëmtimesh në mesfushë, Roma kontakton ish futbollistin e Udineses
Dëmtimet e shumta kanë shkaktuar një emergjencë në repartin e mesfushës te Roma, teksa trajneri Paulo Fonseca duhet të bëjë llogaritë vetëm me Jordan Veretout dhe përshtatjen e Zaniolos e Pastores.
Dëmtimet e Cristantes, Pellegrinit, Diawara, etj., duket se kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit verdhekuq, që kanë nisur kontaktet me ish mesfushorin e Udineses, Emil Hallfredsson, i cili aktualisht është lojtar i lirë dhe mund t’u bashkohet menjëherë kryeqytetasve.
Mbrëmjen e sotme në “Olimpico” për të parë ndeshjen mes Romës dhe Borussias së Munchengladbach-ut, ka shkuar edhe menaxheri i Hallfredsson, që pas takimit pritet të takojë Petrachin, për të bërë hapa konkretë në drejtim të arritjes së marrëveshjes.



