Serie A

Alarm te Juventusi, 8 mungesa ndaj Lazios së Strakoshës

Juventusi në gjendje alarmi. Situatë aspak e favorshme  paraqitet  në kampin e bardhezinjve, pasi shumë lojtarë pritet të mos jenë të gatshëm për sfidën e së shtunës së ardhshme ndaj Lazios. Mario Mandzukic dhe Andrea Barzagli janë dy emrat e fundit që i bashkohen listës së të dëmtuarve. Sulmuesi kroat pësoi një dëmtim në takimin e Kroacisë ndërsa Marchisio pas operacionit është duke u stërvitur i vecuar, por faza e rikuperimit për të pritet të zgjasë. Khedira gjithashtu vazhdon të ndiejë shqetësime në pjesën e gjurit, ndërkohë i sapoardhuri Howedes ka nisur të vrapojë, por fizikisht mbetet prapa me përgatitjet. Pjanic dhe Barzagli me shumë mundësi do të jenë të aftë për të luajtur vetëm në ndeshjen e Champions League ndaj Sportingut të Lisbonës. Në “bokse” do të qëndrojë dhe De Sciglio, ndërsa rikthimi i kroatit Pjaca do të jetë i mundur vetëm në Nëntor. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ndodhet në pozita të vështira. Tetë emra të formacionit bazë të dëmtuar me kampionatin që rifillion fundjavën e ardhshme. Deri atëherë numrit një të bardhezinjve nuk i ngelet gjë tjetër vecse të shpresojë që të paktën disa prej këtyre emrave të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Lazios.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency