Serie A

Alarm te Roma, Eusebio Di Francescon e duan në Premier League

E ardhmja e trajnerit të Romës, Eusebio Di Francesco, mund të jetë larg Romës. Paraqitja e mirë e skuadrës me qendër në “Trigoria” ka bërë që shumë skuadra angleze të vihen në garë për 48-vjeçarin. Sipas mediave italiane, për teknikun verdhekuq kanë shfaqur interes ekipe si Chelsea, Tottenham, Arsenal dhe Everton. Të vënë nën kërcënimin e klubeve angleze, drejtuesit e verdhekuqëve nuk dëshirojnë surpriza të pakëdshme, ndaj në pranverë do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit Di Francesco.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency