Serie A

Alarm tek Juventusi, Paulo Dybala 30-40 ditë jashtë

Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen më Cagliarin mbrëmjen e së shtunës, duket se gjendja shëndetësore e Paulo Dybalas nuk parqitet e rëndë. Gjithsesi, shqetësimi mbetet i madh, pasi kontrolli mjekësor i kryer ka dalë në përfundimin se edhe pse është një dëmtim relativisht i lehtë, mund të ketë pasoja të rënda nëse nuk manaxhihet si duhet. Pasi kreu rezonancën magnetike në këmbën e djathtë argjentinasi ka nisur menjëherë kurën për t’u rahabilituar, ndërkohë që prognoza do të shihet më saktësisht gjatë ditëve në vijim. Lajm jo i mirë për trajnerin Allegri që nuk do të ketë kështu në dispozicion sulmuesin 25- vjeçar për ndeshjet me Genoan dhe Chievon. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Dybala do të jetë i gatshëm për transfertën e gjysmëfinales së Kupës së Italisë përballë Atalantas, me ndeshjen me Sassuolon në shtëpi dhe me Fiorentinën në “Artemio Franchi”, për të vijuar me 1/8 e Championsit përballë Tottenhamit. Tashmë bardhezinjtë synojnë që talenti Dybala të jetë i gatshëm në 13 shkurt piëkrisht atëherë kur luhet Juventus – Tottenham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency