Kategoria Superiore

Albano Aleksi nuk fshihet: Titulli një ëndërr që mund të bëhet realitet me Teutën

Mini-faza përgatitore ka qënë deri më tani e mbarë për Teutën, ngarkesa fizike është asimiluar në mënyrën e duhur dhe më kryesorja janë shmangur dëmtimet. Albano Aleksi që ishte një ndër afrimet kryesore të merkatos së verës dhe ka zbritur në fushë si titullar në  15 ndeshje e vlerëson maksimalisht punën e bërë nga skuadra deri më tani.

Në dy sfidat përmbyllëse të 2019-ës trajneri i ri Edi Martini ja doli të konkretizonte dy fitore, mesfushori 27-vjeçar nuk i kursen fjalët pozitive edhe për teknikun shkodran.

Mos largimi i Kallakut ishte ndoshta goditja më e rëndësishme për klubin, ndërkohë që është afruar edhe një sulmues me fizik imponues si Ide Kulibali, 2.04 m. Aleksi analizon shkurtimisht edhe merkaton duke mos e fshehur kënaqësinë për qëndrimin e një talenti si Sherif Kallaku.

Përsa i përket objektivave, 27-vjeçari ashtu si shumë futbollistë në Shqipëri ka gati shprehjen rutinë “ti marrim ndeshjet një e nga një”, megjithëse në fund nuk e fsheh dëshirën për kurorën e kampionit.

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency