MotoGP

Alberto Puig: Nuk e di sa do t’i duhet Lorenzos të përshtatet tek Honda

Një nga lajmet më interesante për sa i përket MotoGp në vitin 2019 është kalimi i Jorge Lorenzos tek Honda nga Ducati. Për këtë ka folur drejtuesi i skuadrës, Alberto Puig, i cili u shpreh se nuk është i sigurt se sa kohë do të duhet për përshtatjen e spanjollit me motorrin e ri:

“Lorenzo e ka fituar 3 herë kampionatin dhe besojmë se ai ka potencialin për të arritur rezultate të mira me ne. Presim që ai do të kthehet në nivelet që ka qenë dikur, por nuk e dimë sa kohë do të duhet për përshtatjen e tij me motorin. Me Ducatin iu desh goxha, por sapo e kuptoi si funksionon, ai fitoi 2 gara radhazi”.

Në sezonin e ardhshëm Lorenzo do të zëvëndësojë Dani Pedrosan. Sipas Puig, 2 pilotët kanë ngjashmëri sa i përket stilit të dhënies së motorit, e kjo mund ta ndihmojë Lorenzon në përshtatje me skuadrën e tij të re:

“Të dy janë mjaft të zotë dhe mendoj se kanë njëfarë ngjashmërie me njëri-tjetrin. E për sa i përket veçorive të tyre, kjo do të jetë shumë interesante për ne, se çfarë mund t’i sjellë një pilot i ri motorit. Vetë inxhinerët mësojnë nga pilotët, do të shohim se çfarë do t’i sjellë Lorenzo Hondës”.

Këtë vit me Ducatin, Lorenzo ka arritur të grumbullojë 85 pikë, duke u renditur në vendin e 6. Në të kaluarën ai ka arritur të shpallet 3 herë kampion me Yamahan në vitet 2010, 2012 dhe 2015.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency